Ylli i Milanit operohet

Futboll

Ylli i Milanit operohet

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Ylli i Milanit operohet

Simon Kjaer pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Xhenoas.

Mbrojtësi doli me barelë dhe tizofët i druheshin një dëmtimi të rëndë. Milani ka dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me gjendjen e lojtarit.

“Simon Kjaer ka kryer ndërhyrje në gjurin e majtë për rregullimin e ligamentit.

Operacioni u krye në klinikën ‘La Madonina’, nga doktori Roberto Pozoni dhe doli me sukses. Kjaer është mirë dhe i motivuar për të nisur fazën e rikuperimit menjëherë. Kjo periudhë parashikohet të jetë rreth 6 muaj”.

Kuqezinjtë kështu humbasin liderin e prapavijës në një sezon ku pritshmëritë janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat