Lëndohet sërish

Futboll

Lëndohet sërish

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:58
Lëndohet sërish

Sergio Ramos dukej se më në fund e kishte nisur karrierën e tij në Paris Saint-Germain kur bëri debutimin e tij kundër Saint-Etienne të dielën e kaluar, por ky optimizëm është zhdukur shpejt.

Ai nuk luajti kundër Nice të mërkurën dhe nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës në udhëtim ndaj Lens të shtunën në mbrëmje për shkak të lodhjes muskulore.

Ndërsa klubi i tij e ka bërë të qartë se nuk është një çështje serioze, ajo nxjerr në pah faktin se 35-vjeçari mbetet larg nivelit të tij më të mirë fizik dhe se ai do të ketë problem për të luajtur dy ndeshje radhazi për pjesën tjetër të sezonit.

Para se të bënte debutimin e tij në PSG , ai nuk kishte luajtur një ndeshje për 207 ditë, që ishte periudha më e gjatë me të cilën ishte përballur gjatë gjithë karrierës së tij jashtë fushës.

Nga fillimi i vitit, Ramos ka luajtur vetëm tetë ndeshje: pesë me Real Madridin , dy me kombëtaren e Spanjës dhe një me PSG- në, në atë që ka qenë një vit për t’u harruar për të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat