Leipzig në krizë

Futboll

Leipzig në krizë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:29
Leipzig në krizë

Një vit më parë garonte për titullin kampion, por këtë sezon Leipzig duket se do ta ketë të vështirë të sigurojë edhe një vend në zonën europiane, teksa pas 14 javësh ka grumbulluar vetëm 18 pikë dhe është shumë larg kreut.

Mbrëmjen e sotme “demat” u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertën berlineze ndaj Unionit, ku pësuan gol që në minutën e 6’, megjithatë në të 13-ën ishte Nkunku ai që riktheu baraspeshën, duke dhënë shpresë.

Pjesa e dytë ishte më interesante dhe nën reshjet e borës që ishin të vazhdueshme, ishte Union Berlin që shënoi golin e dytë me Baumgartl dhe ia doli të marrë një 3-pikësh që të paktën përkohësisht i ngjit në vendin e katërt.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Leipzig, teksa tashëm pozitat e trajnerit amerikan Jesse Marsch janë lëkundur seriozisht dhe nuk përjashtohet mundësia e një shkarkimi në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat