Supersfida Dortmund-Bayern Munich, luftë për vendi e parë dhe gola

Futboll

Supersfida Dortmund-Bayern Munich, luftë për vendi e parë dhe gola

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:55
Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.

Sot në orën 18:30 luhet supersfida e Bundesligës gjermane midis Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Sfida e sotme pritet të sjellë emocione dhe spetakël të garantuar për të gjithë tifozët dhe shikuesit. Bayern ndodhet në vendin e parë me 31 pikë ndërsa Dortmund në të dytin me 30 pikë.

Sfida sot është e përqendruar tek dy sulmuesit kryesorë, Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.

Dy bomberat e ekipeve përkatëse do të ndeshen sot për të marrë një fitore tepër me vlerë, por të shikojmë kush do të shënojë i pari.

Haaland ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje, Lewandowski 14 në 13 ndeshje – andaj edhe sonte ata pritet të jenë vendimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat