Gjilani e pret Malishevën

Futboll

Gjilani e pret Malishevën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Gjilani e pret Malishevën

Sot rikthehet në aksion elita e futbollit kosovar, ku në program është xhiro e 17-të.

Drenica përballet me Ballkanin sot me fillim nga ora 13:00.

Ballkani është lider në Superligë pas 16 xhirove me 30 pikë, kurse Drenica ka 20 pikë në pozitën e gjashtë.

Drenicasit nuk po kalojnë aspak formë të mirë, dhe sot synojnë të këndellen përballë një kundërshtari aspak të lehtë.

Në anën tjetër, Gjilani e pret në shtëpi Malishevën sfidë kjo që nis në ora 13:00.

Gjilanasit synojnë të rikthehen në krye të tabelës pasi kanë 29 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Malisheva është e shtata me 18 pikë.

Ndërkohë nesër luhet tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje Dukagjini-Llapi, Ulpiana-Feronikeli, Prishtina-Drita.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat