Emocionet e Manajt

Futboll

Emocionet e Manajt

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:47
Emocionet e Manajt

Rei Manaj u rikthye përsëri në “San Siro“, por këtë herë si kundërshtar i klubit ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist, Interit. Sulmuesi shqiptar nuk mundi të lërë gjurmë në fushën e lojës, pavarësisht se e tentoi golin me një goditje të bukur nga jashtë zone, por Handanoviç reagoi në mënyrën e duhur.

Në një prononcim të dhënë për “Mediaset” Manaj shprehet se Handanoviç është një portier i madh dhe nuk ishte çudi që i mohoi golin. Gjithashtu lojtari i Specias tregon se ishte emocion i madh të shkelte përsëri në “San Siro” si dhe i uron Interit titullin kampion edhe këtë sezon.

“Pritja e Handanoviçit në fund të pjesës së parë? Ne e dimë se Handanoviç është një portier i madh, disa gjëra mund të ndodhin. Ne luajtëm një pjesë të parë me karakter të madh.

E dimë se në “San Siro” duhet të luash lojën e jetës tënde për të marrë pike. Megjithatë jemi të kënaqur dhe tani le të mendojmë për Sasuolon.

Është gjithmonë një emocion i madh të luash në “San Siro” kundër ekipit tim të preferuar. I uroj që të fitojë kampionatin dhe të ecë përpara në Ligën e Kampionëve. Specia ndonjëherë e frikësuar? Jo, nuk ishim, por në “San Siro” duhet të jesh i zgjuar. Ne zgjodhëm të qëndrojmë të mbledhur dhe hoqëm dorë nga zotërimi i topit”, ka thënë Rei Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat