Rikthehet kampionati i femrave

Futboll

Rikthehet kampionati i femrave

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Rikthehet kampionati i femrave

Kampionati Kombëtar i futbollit të femrave do të rikthehet të luhet ditën e shtunë.

Pas shkëputjes thuajse 10 ditore që erdhi për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”, java e 7-të e këtij kampionati do të nisë ditën e shtunë me katër ndeshje, ndërsa të dielën do të luhet sfida e fundit.

Bardheblutë e Tiranës kanë pasur një ecuri mjaft pozitive në këtë edicion të ri, teksa në gjashtë javë numëron 15 pikë (një ndeshje më pak për shkak të kalendarit). Të dyja ekipet vijnë nga fitoret respektive, ku Tirana fitoi ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut ndërsa Murlani mori një fitore kundër Teutës. Edhe kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet dhe do të nisë në ora 14:00. Në po të njëjtin orar, Teuta do të presë në Durrës Tirana AS, në një sfidë mjaft delikate.

Të dielën drejt Lushnjes do të udhëtojnë kampionet aktuale të Vllaznisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet duke nisur nga ora 13:00, teksa do të shënjojë edhe fundin e javës së shtatë. Aktualisht, në krye të renditjes së kampionatit është Apolonia e Fierit, që këtë javë është pushim për shkak të kalendarit të paracaktuar, ndërsa Tirana renditet e dyta e më tej vjen Vllaznia.

Java e shtatë e kampionatit:

E shtunë

Tirana – KF Murlani           ora 14:00

Teuta – Tirana AS               ora 14:00

E diel

Lushnja – Vllaznia              ora 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat