Dembele ka një problem

Futboll

Dembele ka një problem

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:42
Dembele ka një problem

Ousmane Dembele ka një problem serioz me përpikmërinë.

Talenti francez është i njohur për vonesat e tij, ndërsa shpeshherë nuk e ka respektuar orarin e stërvitjes së skuadrës. Mirëpo, edhe kur bëhet fjalë për t’u argëtuar dhe për të qëndruar me miqtë, sërish sulmuesi e ka të pamundur të shfaqet në orarin e duhur.

Së fundmi, mesfushori i Barcelonës, Pedri ka menduar të mbledhë shokët e ekipit dhe trajnerin Xavi Hernandez në një darkë, për të festuar arritjet e tij si kontrata e re pesëvjeçare me blaugranët, triumfi si Lojtari i Ri më i Mirë në ceremoninë e Topit të Artë, pa lënë mënjanë edhe faktin se kishte datëlindjen e tij.

Një mbledhje e cila shihej edhe si një mundësi për të bashkuar grupin, pasi Barcelonën e pret një sfidë vendimtare ndaj Bayern Munich në mesjavë dhe për të vazhduar aktivitetin europian, duhet t’i mposhtë bavarezët në transfertë.

Por, teksa të gjithë kanë qenë prezentë në orarin e paracaktuar, në tavolinë është vënë re mungesa e Dembele. Ky i fundit është shfaqur vetëm pas një ore në restorant, duke konfirmuar faktin se përpikmëria nuk është “arma” e tij më e fortë. Sakaq, sjellja e tij ka lënë një “shije të hidhur” tek trajneri Xavi, i cili insiston shumë në vlerat që lojtarët duhet të tregojnë jo vetëm në fushë dhe aspektin sportiv.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat