Tirana rikthehet te triumfi

Futboll

Tirana rikthehet te triumfi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:39
Tirana rikthehet te triumfi

Tirana është rikthyer te suksesi në ditën e sotme teksa ka mposhtur në transfertë Egnatian me rezultatin 0-2. Bardheblutë ishin dominues në fushë ndaj rrogozhinasve ndërsa e nisën me vrull sfidën duke kërkuar golin me anë të Seferit, i cili në fakt shpërdoroi një rast të artë në minutën e pestë. Sakaq, të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk e ulën ritmin dhe në vazhdim ishte Limaj që provoi dy herë me goditje në hyrje të zonës, megjithatë pa gjetur kuadratin e Duric, shkruan Supersporti.

Por, momenti vendimtar do të vinte në minutën e 38-të, teksa si rezultat i një kombinimi mes Seferit dhe Ismajlgecit, ky i fundit shënoi me një goditje të fortë Brenda zonës. Goli ndikoi te vendasit e Përparim Daiut, të cilët në minutat shtesë të fraksionit të parë, pësuan edhe golin e dytë. Seferi provoi nga distance, por portiere Duric nuk u tregua i sigurtë me sferën që i shpëtoi nga duart.

Aty pranë përfitoi Michael Ngoo, që shtyu topin në rrjetë ndërsa sulmuesi u zhbllokua pas një thatësirë që zgjaste nga java e parë e kampionatit ku i shënoi dy herë Skënderbeut.

Sa i takon 45-minutave të dyta, Tirana diti të menaxhonte rezultatin dhe forcat, teksa nuk lejoi rrogozhinasit të ktheheshin në një kërcënim për ta. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë ruajnë vendin e parë duke shkuar në kuotën e 24 pikëve, të ndjekur nga Kukësi me një pikë më pak.

Egnatia-Tirana    0-2 (38′ Ismajlgeci, 45+2′ Ngoo).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat