Broja mahnit përsëri!

Futboll

Broja mahnit përsëri!

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Broja mahnit përsëri!

Armando Broja vazhdon të lerë shenjë me golat e tij në kampionatin anglez të futbollit.

Sot, i rreshtuar si titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka zhgënjyer, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të ndeshjes.

Broja përfitoi nga një përgjumje e  mbrojtjes duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë mjeshtërore një mbrojtës, dërgoi sferën në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat