Fitore e madhe e Partizanit

Futboll

Fitore e madhe e Partizanit

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:51
Fitore e madhe e Partizanit

Për herë të parë këtë sezon, Partizani bën dy fitore radhazi, teksa pas asaj përmbysjeje ndaj Teutës, pasditen e sotme kanë triumfuar sërish me rezultatin 2:1, këtë herë ndaj Skënderbeut në një 90-minutësh spektakolar dhe të luftuar.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me “të kuqtë” që shënuan dy herë, ndërsa korçarët rikthyen barazimin e përkohshëm me anë të sulmuesit Mensah, ndërsa pjesa e dytë prodhoi raste për të dy ekipet, por jo gola.

Mundësinë më të mirë për të barazuar, korçarët e patën në minutën e 82-të me një penallti të ekzekutuar nga Jorgo Meksi, por Teqja e hipnotizoi, duke ia pritur lehtësisht goditjen.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e parafundit.

Partizani-Skënderbeu 2-1 Rrapaj 14, Cara 28’/ Mensah 20′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat