Asani i jashtëzakonshëm

Futboll

Asani i jashtëzakonshëm

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:55
Asani i jashtëzakonshëm

Jasir Asani ka realizuar një eurogol në Hungari. Ish-sulmuesi i Partizanit, zgjodhi të vijonte karrierën tek ekipi i Kisvarda në merkaton e verës dhe ia ka dalë të përshtatet për mrekulli në kampionatin hungarez.

Kisvarda fitoi 2-1 në shtëpi kundër MOL Fehervar dhe për momentin renditet në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Ferencavaros që ka luajtur një ndeshje më pak.

Ishte minuta e 22-të kur Asani shënoi një gol shumë të bukur dhe i dhuroi ekipit të tij avantazhin e dyfishtë. 26-vjeçari nga Shkupi gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare me një gjuajtje fantastike me të majtën. Ky ishte goli i katërt sezonal i Asanit në OTP Bank Liga.

Pjesë e Kisvarda janë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë: mbrojtësi Herdi Prenga, i cili e zhvilloi të plotë ndeshjen e sotme, dhe sulmuesi Driton Camaj, i cili u fut në fushë në pjesën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat