Roshi protagonist

Futboll

Roshi protagonist

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:18
Roshi protagonist

Boluspor arriti një fitore të madhe në divizionin e dytë të futbollit turk.

Ekipi ku aktivizohen Dejvi Bregu, Odise Roshi dhe Gentian Selmani (të tre titullarë) triumfoi 1-2 ë fushën e Umraniyespor, skuadër që renditet në vend të dytë.

Minuta e parë shtesë, aksion i shpejtë i Odise Roshit në krahun e djathtë, asist i Novak dhe finalizim i Dejvi Bregut, i cili gjeti golin e katërt e kampionat, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit të tij.

Festë e madhe në fund, teksa sulmuesi vlonjat u drejtua në pankinë për të ndarë gëzimin me trajnerin e ekipit. Fitorja e sotme e ka ngjitur Boluspor në vend të 11-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat