Suarez: Messi po vuan

Futboll

Suarez: Messi po vuan

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Suarez: Messi po vuan

Luis Suarez ka thënë se Lionel Messi po vuan shumë nga moti i ftohtë në Francë, pasi iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë nga Barcelona.

Sulmuesi i Atletico Madridit Suarez e ka zbuluar një bisedë private me Lionel Messin për jetën e tij në rrethana të reja në kryeqytetin francez.

Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë pasi u largua nga Barcelona në verë, për shkak të krizës financiare të gjigantit katalonas.

Argjentinasi u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit gjatë kohës së tij në Camp Nou, por ka dështuar t’i shfaqë aftësitë e njohura edhe në Parkun e Princave.

Sipas Suarezit, ndryshimi i motit ka bërë që niveli i paraqitjeve të Messit të bjerë.

“Ne flasim çdo ditë për ndeshjet dhe për familjet tona”, tha për TNT Sport Suarezi, i cili ka luajtur me Messin në Camp Nou për disa vite.

“Ai më ka thënë se kur luan në të ftohtë vuan shumë, edhe shkaku i borës. Ai duhet të mësohet me motin atje”, shtoi ai.

Messi e nisi me vonesë sezonin në Ligue 1 për ekipin e ri, për shkak të angazhimit në Kupën e Amerikës në verë, të cilën ia fitoi Argjentinës për herë të parë në 28 vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat