Valon Berisha ndëshkohet me të kuq

Futboll

Valon Berisha ndëshkohet me të kuq

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:45
Valon Berisha ndëshkohet me të kuq

Mesfushori i Reims, Valon Berisha është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Angers,në kuadër të xhiros së 17-të në Ligue 1.

Berisha ishte titullar, por u largua nga fusha në mënyrën me të keqe të mundshme, duke u ndëshkuar me te kuq, pasi mori dy herë kartonë të verdhë mbrenda tetë minutave (27’, 35′).

Pas dy ndërhyrjeve të panevojshme, arbitri nuk e fali mesfushorin duke e larguar menjëherë nga fusha.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:2 për Angersin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat