Barcelona beson

Futboll

Barcelona beson

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Barcelona beson

Humbja 0-1 e Barçës ndaj Betisit dhe fitorja e Real Madridit në “Anoeta”, 0-2, krijuan një hendek të madh prej 16 pikësh mes “Los Blancos” (kryesues me 39 pikë) dhe “Blaugranave” (vendi i shtatë me 23 pikë).

Një nisje të tille negative “blaugranat” nuk e kishin provuar në 18 sezonet e fundit. Një distancë që duket e pakapërcyeshme në këtë pikë të sezonit, por ka një precedent që i fton fansat katalanë të mendojnë pozitivisht.

Në sezonin 2003/04, Barça ishte edhe më larg Real Madridit: kishte grumbulluar 18 pikë më pak në ndeshjen e 18-të të Primera Division. “Los Blancos” me 42 pikë, ndërsa “blaugranët: ishin të 12-tët me 24 pikë. Përpara në renditje kishte rivalë më të vegjël si Malaga, Valladolid apo Racing Santander.

Në janar të sezonit 2003-2004 mbërriti Edgar Davids, i ardhur nga Juventusi në formë huazimi. Faza e dytë e Barcelonës ishte e jashtëzakonshme.

Që nga java e 18-të, Barça pati një seri prej 17 ndeshjes pa humbje, duke përfshirë një seri prej nëntë fitoresh radhazi. Barcelona atë sezon përfundoi në vendin e dytë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Championsit, kampionatin e fitoi Valencia, ndërsa Reali, që në fazën e parë mendohej favorit i padiskutueshëm, përfundoi në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat