Shorti pas dyerve të mbyllura

Futboll

Shorti pas dyerve të mbyllura

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:10
Shorti pas dyerve të mbyllura

Shorti për tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, Ligën Europa dhe Ligën e Konferencës, do të hidhet me dyer të mbyllura.

UEFA njoftoi se do të përcaktojë çiftet e fazës eliminatore pa praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe i njëjti do të zhvillohet në Nion, më 13 dhjetor. Situata me koronavirusin dhe rrugëtimi i vështirë e detyruan UEFA-n të merrte një vendim tjetër.

Kështu ka ndryshuar plani i shortit për Ligën e Kombeve, nga sezoni 2022/23.

Kujtojmë se shorti duhej të zhvillohet më 16 dhjetor në Montro të Zvicrës, por gjithçka do të bëhet sërish në Nion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat