Roberto do të operohet

Futboll

Roberto do të operohet

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Roberto do të operohet

Shtohen hallet për Xavi Hernandez te Barcelona. Sergi Roberto ishte një nga lojtarët e rëndëishëm që duhet të shtrëngonte dhëmbët për të ndihmuar Barçën në transfertën ndaj Bayernit në Champions, por mesa duket këtë të martë anësori blaugrana ka udhëtuar drejt Finlandës për t’u operuar dhe për të zgjidhur njëherë e mirë problemet në muskujt e këmbës së djathtë, probleme që e kanë frenuar shpesh Sergi Roberton gjatë vitit të fundit.

Futbollisti spanjoll do të operohet të mërkurën nga kirurgu i famshëm Lasse Lempainen.

Sergi Roberto do të shoqërohet nga stafi mjekësor i Barcelonës  dhe në momentin që do ta marrë veten nga operacioni do të kthehet në Spanjë për të nisur fazën e rehabilitimit.

Sipas raportimeve të mediave Sergi Roberto do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për të paktën 4 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat