Ousmane Dembele preferon Premierligën

Futboll

Ousmane Dembele preferon Premierligën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:22
Ousmane Dembele

Futbollisti francez e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron që karrierën ta vazhdojë në kampionatin anglez

Ousmane Dembele duket se e ka ndërruar mendjen dhe tash dëshiron ta largohet nga Barcelona.

Futbollisti francez ka oferta nga klubet angleze dhe e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Manchester United, Newcastle dhe Tottenham janë tri klubet që kanë shprehur interesim për 24 vjeçarin.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Që prej transferimit në “Camp Nou”, ish-futbollistin e Borussia Dortmundit nuk e kanë lënë rehat lëndimet.

Ai i ka zhvilluar 83 ndeshje me gjigantin e La Ligas në pesë sezone.

Futbollisti ofanziv e ka një mesatare të tmerrshme prej 16 ndeshjesh për sezon.

Dembele shpreson të rikthehet sa më shpejt nga lëndimi i fundit që e pësoi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat