Interi, i vogël me të mëdhatë!

Futboll

Interi, i vogël me të mëdhatë!

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Interi, i vogël me të mëdhatë!

Në Madrid vjen një humbje e dytë për Interin pas asaj në San Siro ndaj Real Madrid.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka qenë cinike dhe ka finalizuar si duhet rastet, ndërsa në anën tjetër, skuadra e Inzaghit humbet 2:0 por edhe mbetet me dhjetë për një sjellje antisportive të Barella, që do të mungojë në fazën me eliminim direkt.

Në dy ndeshje, pa asnjë gol të shënuar ndaj Real Madrid, duket qartë se për zikaltërit, edhe pse të kualifkuar si të dytët në grup, ka ende rrugë përpara.

Kroos dhe Rodrygo vendosin sfidën në “Bernabeu”.

Sakaq, ne ndeshjen tjeter te grupit, Sherif Tiraspol barazon ne Ukraine ndaj Shakhtar Donetsk dhe arrin bileten per ne fazen me eliminim direkt te Europa Leauge. Skuadra e De Zerbit del fare nga Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat