Shqiptari në objektiv të Veronës!

Futboll

Shqiptari në objektiv të Veronës!

Nga: K.Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:06
Shqiptari në objektiv të Veronës!

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, në afatin kalimtar të janarit mund të kalojë në Serie A dhe të nënshkruajë për skuadrën e Veronës. Sipas njoftimeve, agjentët e Veronës e kanë vërejtur Alioskin si përforcim të mundshëm.

Skuadra italiane është në kërkim të një anësori të majtë që mund të ndihmojë edhe në mbrojtje.

Për momentin në këtë pozitë luan Darko Lazoviq, por Verona ka nevojë për një lojtar tjetër.

Alioski ka luajtur për Al Ahly-n, por tani mund të kthehet shpejt në Evropë dhe të “provojë” veten në Serie A. Alioski ishte pjesë e Leeds Utd për katër vite, për të cilin luajti mbi 160 ndeshje.

Ai ka luajtur edhe për Luganon, Schaffhausenin dhe ekipin e të rinjve të Young Boys. 

Për përfaqësuesen e Maqedonisë ka luajtur 54 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. 
Verona aktualisht është në pozitën e 10-të në tabelë me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat