Barcelona kërkon përforcime

Futboll

Barcelona kërkon përforcime

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Barcelona kërkon përforcime

Në afatin kalimtar të këtij janari Barcelona pritet të dalë në treg për të forcuar repartin sulmues, në kuadër të kërkesave që trajneri Xavi Hernandez ka sa i përket kushteve të punës.

Nën ‘radarët’ e Barcelonës mësohet se është ylli i sulmit të Manchester United, Edinson Cavani.

Kjo pritet se është lëvizja e parë e katalanasve, ndërsa të gjitha afrimet e reja mendohet se do jenë me tipare sulmuesi, pasi është boshllëku i vetëm momental në ‘Camp Nou.’

Cavani pritet se do të bëjë një rishikim të marrëdhënieve me ‘djajtë e kuq,’ dhe me shumë mundësi do të largohet këtë janar pasi është aktivizuar vetëm një ndeshje si titullar me anglezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat