Është edhe çështje zemre

Futboll

Është edhe çështje zemre

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:56
Është edhe çështje zemre

Timo Werner është përfolur kohët e fundit si një nga objektivat kryesorë të Manchester United për fazën sulmuese. Mediet britanike kanë zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm, që pritet të ndikojë në transferimin e sulmuesit gjerman në “Old Trafford”.

Psikologu i ri sportiv, që Ralf Rangnick do të marrë te Manchester United, Sascha Lense, është vjehrri i “yllit” të Chelsea-t. Lense, iu bashkua Leipzigut në vitin 2015 dhe më pas punoi shumë me trajnerin e ri të përkohshëm të United, atëherë te Leipzigu, përpara emërimit të Ralph Hasenhuttl. Ai ka qenë gjithashtu te Dynamo Dresden dhe Schalke vitet e fundit.

Kur Werner ishte pjesë e Leipzigut (2016-2020), u njoh me vajzën e Lense, Paulan. Ata janë në një lidhje të qëndrueshme që nga viti 2017.

Kur sulmuesi gjerman u transferua në Londër në verë të vitit 2020, partnerja e tij, Paula, e ndoqi në kryeqytetin anglez duke nisur studimet për gjuhën angleze.

Pas emërimit të Rangnick trajner i Manchesterit, Lense, 46 vjeç, do të fluturojë gjithashtu drejt Anglisë, për të dhënë ndihmën e tij në përgatitjen psikologjike të futbollistëve të United. Kjo lëvizje, sugjerojnë mediet angleze, do të ndikojë në transferimin e Werner te “Djajtë e Kuq”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat