​Pele shtrohet sërish në spital

Futboll

​Pele shtrohet sërish në spital

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Pele

Legjenda e futbollit brazilian, Pele është kthyer në spital për t'iu nënshtruar një trajtimi të ri të tumorit të zorrës së trashë.

Ai raportohet se është në një gjendje stabile dhe spitali i Sao Paulos, “Albert Einstein”, ku ai po qëndron, tha të mërkurën se ai duhet të lirohet në ditët në vijim, raporton “Evening Standard”.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në shtator dhe kaloi gati një muaj në spital, transmeton KosovaPress.

81-vjeçari, tre herë fituesi i Kupës së Botës tha në atë kohë se do t'i duhej t'i nënshtrohej kimioterapisë.

Ndihmësi i tij Pepito Fornos ka thënë për “Associated Press” se Pele po bën seanca kimioterapie për të trajtuar tumorin që u gjet gjatë ekzaminimeve rutinore në fund të gushtit.

Pele ka vuajtur prej vitesh nga problemet e ijeve dhe nuk mund të ecë pa ndihmën e një personi tjetër. Paraqitjet e tij publike tashmë janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat