Aliu: Shaban Maloku, një nga ikonat e plejadës së futbollistëve ferizajas

Futboll

Aliu: Shaban Maloku, një nga ikonat e plejadës së futbollistëve ferizajas

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Aliu: Shaban Maloku, një nga ikonat e plejadës së futbollistëve ferizajas

Ish futbollisti ferizajas, Shaban Maloku, ka vite që jeton në Gjermani. 

Ai ka qenë futbollist i dalluar në vitet e 80-ta, një periudhë të shkurtër përkatësisht në fillim të viteve të 80-ta, ka qenë pjesë e KF Prishtinës, por pjesën më të mirë e ka luajtur në klubin siç quhej atëkohë Borci nga Ferizaj dhe IMK Çeliku (në vitet e 80-ta).

Pastaj e ka vazhduar karrierën në Gjermani. Ai u u prit nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.    

“I nderuar të kisha për vizitë sot, futbollistin e dalluar të Ferizajt, një nga ikonat e plejadës së futbollistëve ferizajas, Shaban Malokun.

Bisedë e këndshme, aq më shumë kur temë bosht patëm futbollin.

Shabani aktualisht jeton në mërgim, ku jep kontribut të çmueshëm atje në ngritjen e fuqizimin e futbollit me bashkëkombësit tonë në Gjermani”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat