Barella do të dënohet nga Interi

Futboll

Barella do të dënohet nga Interi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:27
Barella do të dënohet nga Interi

Gjesti antisportiv i Nicolo Barellas ndaj Eder Militao në sfidën ndaj Realit pritet t’i kushtojë rëndë mesfushorit italian. Zikaltri u ndëshkua me karton të kuq në minutën 64 të takimit pasi goditi kundërshtarin.

Si pasojë drejtuesit zikaltër kanë mënduar ta gjobisin atë. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, rregullorja e brendshme e Interit parashikon gjobë në sjellje të tilla.

Ende nuk dihet se sa do t’i kushtojë mesfushorit ky gjest, por ajo që shihet si e sigurt nga media prestigjioze italiane është se Barella nuk do t’I shpëtojë gjobitjes.

Gjithashtu ai rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e radhës në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat