Të frikësuar

Futboll

Të frikësuar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:11
Trajneri Conte

Pandemia ka goditur rëndë Tottenham. 13 persona të klubit anglez kanë rezultuar pozitivë, me shumicën prej tyre që janë futbollistë të Antonio Contes.

Një gjë e tillë ndikoi që UEFA të shtynte sfidën e sotme në Conference League mes Tottenham dhe Rennes.

Trajneri Conte ka folur në lidhje me situatën e vështirë në klub, duke mos e fshehur shqetësimin e tij të madh.

“Shtatë lojtarë janë pozitivë, të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik.

Problemi është se çdo ditë zbulojmë raste të reja me koronavirus. Kush do e ketë radhën nesër?

Ndoshta do të dal unë pozitiv, apo ndonjë tjetër lojtar? Jemi të shqetësuar, pasi të gjithë kemi familje”, tha Conte.

“Jemi realisht shumë të frikësuar në lidhje me situatën e krijuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat