Maldini: Nuk do të jetë e lehtë

Futboll

Maldini: Nuk do të jetë e lehtë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:33
Maldini: Nuk do të jetë e lehtë

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, çështjet e Milanit lidhen ngushtë me ecurinë në kampionat. Ekipi do të tentojë të ruajë vendin e parë deri në fund e për t’ia dalë ndoshta do të nevojiten disa përforcime.

I pari do të jetë ai në mbrojtje ku Simon Kjaeri do të duhet të zëvendësohet. Këtë e ka pranuar edhe Paolo Maldini, që në dalje nga selia e klubit ka deklaruar përpara disa mediave:

“Nëse lëndohet një futbollist, është normale të mendohet për ta zëvendësuar. Edhe një lojtar i rëndësishëm si Kjaeri mund të zëvendësohet. Le të shohim se si.

Nuk do të jetë e lehtë të gjejmë dikë që performon në ato nivele dhe me vazhdimësi”, tha Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat