Nervozohet Guardiola

Futboll

Nervozohet Guardiola

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:37
Pep Guardiola

Erling Haaland është kthyer në një temë kryesore, me merkaton e janarit që po afron.

Agjenti i norvegjezit, Mino Raiola ka bërë disa komente së fundmi dhe këto komente kanë nxitur edhe më shumë thashethemet për një kalim të mundshëm të Haaland në ‘Etihad Stadium’.

Në paraqitjen para medieve, në prag të ndeshjes ndaj Wolverhampton, Pep Guardiola është pyetur për sulmuesin norvegjez, mirëpo duket se kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak atij.

“Pyetja e radhës. Mos më pyetni për këtë”, u përgjigj Guardiola.

“Unë nuk do të përgjigjem”, ishin fjalët e tij.

Manchester City ishte në kërkim të një ‘9 klasik’ edhe gjatë verës, por nuk bindën dot Tottenhamin që të siguronin kartonin e Kane.

Haaland mund të jetë një nga alternativat për ‘Citizens’, në merkatot e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat