Dështim total

Futboll

Dështim total

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:26
Dështim total

Titulli “Dështimi i shortit” i faqes së parë të prestigjiozes franceze “L’Equipe” ka shtuar korin e kryqëzatës ndaj UEFA-s.

Më të irrituarit duket se janë dy klube: PSG, që duhej të takohej me Manchester United (sipas shortit të parë) dhe Real Madridi, që “peshkoi” Benfica si fillim. Gafa e procedurës së parë të shortit e zhbëri këtë realitet përballjesh, duke krijuar çifte të reja.

Mes tyre, dy skuadrat më të ankuara u shortuan kundër njëra-tjetrës. Real Madridi, rekordmeni i triumfeve në Champions League do të sfidojë tashmë PSG e Messit në 1/8 finale. Pra, njëri prej këtyre dy gjigantëve nuk do të shkojë në çerekfinale, edhe pse shihen si pretendentë.

Eliminimi që në këtë raund do të konsiderohej zhgënjim total për kampionët e Ligue 1, por edhe “Los Blancos”. Kapriçiot e shortit të djeshëm do ta “djegin” njërin prej tyre falë një “finaleje” të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat