FIFA publikon emrat për “Lojtarin e Vitit”

Futboll

FIFA publikon emrat për “Lojtarin e Vitit”

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
FIFA publikon emrat për “Lojtarin e Vitit”

FIFA ka publikuar 23 emrat përfundimtarë për çmimin prestigjoz “Lojtari më i Mirë i Vitit”. 

Lojtarët e përzgjedhur janë ata që kanë marrë më shumë vota. Përveç lojtarit, do të përzgjidhet gjithashtu dhe Formacioni  i Vitit”.

Kjo është hera e parë që FIFA redukton numrin e kandidatëve pasi fillimisht kanë qenë 55 ndërsa tani janë 23. Ceremonia do të mbahet në datën 17 janar.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE

PORTIERË:Alison Beker, Xhanluigji Donaruma, Eduard Mendi

MBROJTËS: David Alaba, Jordi Alba, Trent Aleksander-Arnold, Dani Alvesh, Leonardo Bonucci, Ruben Dias

MESFUSHORË: Sergio Busquets, Kevin De Bruyne, Bruno Fernandes, Frenki de Jong , Jorginho, Ngolo Kante

SULMUES: Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland, Robert Lewandowski, Romelu Lukaku, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat