Luhet java e fundit e fazës së parë në Tiranë, Durrës e Elbasan

Futboll

Luhet java e fundit e fazës së parë në Tiranë, Durrës e Elbasan

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:08
Luhet java e fundit e fazës së parë në Tiranë, Durrës e Elbasan

Java e dhjetë dhe e fundit e kampionatit Kombëtar të futbollit 5×5 për këtë edicion ka nisur këtë të hënë në Tiranë, me tre nga ndeshjet që janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe që do të vijojnë për gjatë gjithë javës për t’u përmbyllur ditën e shtunë.

Spikat ndeshja ATS – Julton e grupit të parë në Tiranë, një luftë për kreun midis këtyre dy ekipeve, për ta mbyllur këtë sezon në vendin e parë.

Ndërkaq, sfida të tjera interesante do të luhen gjatë gjithë javës, me këtë kampionat që është kthyer shumë popullor për të gjithë njerëzit që kanë dëshirë të luajnë futboll dhe preferojnë të organizohen në grupe për të realizuar pasionin e tyre.

Ndërkaq, edhe në zonën e Durrësit dhe të Elbasanit kampionati do të ulë siparin këtë javë për këtë vit, që gjithashtu ka qenë i suksesshëm. Në grupin A të zonës së Durrësit vijon të kryesojë skuadra e KS 1 ndërsa në grupin B Sallmani SC mban kreun. Sakaq në Elbasan, AMG Plan Studio renditet e para në grup, duke i fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Kujtojmë që javën e kaluar u mbyll kampionati në Shkodër, për të rinisur sërish në muajin janar, ku pritet të nisë kampionati edhe në zonën e Lezhës, Fierit dhe Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat