Boca Juniors mposht Barcelonën

Futboll

Boca Juniors mposht Barcelonën

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:26
Boca Juniors mposht Barcelonën

Barcelona dhe Boca Juniors zhvilluan takimin në kuadër të “Kupës Maradona” në Riad, një trofe për të nderuar figurën e Diego Armando Maradonas, shkruan Insporti.

Takimi u përmbyll pa fitues me rezultat të bararbartë, 1:1.

Golat në këtë takim i shënuan Jutgla (50’) për Barcelonën dhe Zabellos (77’).

Fituesi u tregua pas ekzekutimit të penalltive ku më të saktë u treguan Boca, duke triumfuar 4:2,

Teksa, ndeshja ishte e veçantë për Dani Alves, i cili debutoi sot me Barcelonën, pas kalimit të tij të dytë në këtë klub.

Kujtojmë se, Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 pas një arresti kardiak dhe vdekja e tij tronditi botën sportive, e në veçanti futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat