Januzaj në Barcelonë apo...

Futboll

Januzaj në Barcelonë apo...

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:19
Januzaj në Barcelonë apo...

Sulmuesi shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ishte në mesin e temave të biseduara mes presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, dhe menaxherit të futbollistëve, Mino Raiola.

Raiola, i cili është menaxheri i Januzajt dhe yjeve si Erling Haaland, Paul Pogba dhe Matthijs de Ligt, ishte të hënën në Barcelonë për të biseduar me presidentin Laporta.

Profili i Januzajt i përshtatet lojtarëve të cilët Barça është duke i vëzhguar për afatin kalimtar të dimrit, që hapet më 1 janar.

Por Prioritet i Real Sociedadit është t’ia vazhdojë marrëveshjen Januzajt, e cila i mbaron më 30 qershor.

Nëse 26-vjeçar, i cili e përfaqëson Belgjikën në arenën ndërkombëtare, vendos të mos e vazhdojë kontratën me Sociedadin, klubi mund të mendojë ta shesë në janar, në mënyrë që ai të mos largohet falas në verë.

Ish-ylli i Manchester Unitedit i ka shënuar dy gola dhe i ka dhuruar dy asiste në 24 paraqitje për Sociedadin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat