Pele uron Mbappen

Futboll

Pele uron Mbappen

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 19:52
Pele dhe Mbappe

Ikona braziliane e futbollit, Pele, ka dërguar një mesazh urimi për Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe ka marrë një prej urimeve më të veçanta për ditëlindje, pikërisht nga ikona braziliane e futbollit, Pele.

Pele i ka dëshiruar ditëlindje të lumtur dhe ka shprehur dëshirën e tij që lojtari të ngritët gjithnjë e më lart.

“Të dëshiroj ditëlindje të lumtur, shpresoj që ylli yt të vazhdojë të shkëlqejë, dhe ti të shkosh lart e më lart”, ka shkruar Pele në Twitter.

Kylian Mbappe ka qenë një nga lojtarët më të komentuar në vitin 2021 me emrin e tij që lidhej me një transferim te Real Madridi.

Pele ka qenë në mesin e figurave të njohura të futbollit që kanë përkrahur gjithmonë francezin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat