UEFA dënon Manchester Cityn

Futboll

UEFA dënon Manchester Cityn

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 23:12
Pep Guardiola

Manchester City ka pranuar një dënim nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka shqiptuar një dënim për skuadrën kampione të Anglisë, Manchester City.

Citizens duhet të paguajnë një gjobë prej 5 mijë eurove, gjobë që u shqiptua nga Trupi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA.

Ky dënim vjen për shkaqe që lidhen me futjen në fushë gjatë ndeshjes së Champions League, kundër skuadrës së Paris Saint Germain.

Ndeshja mes Man City dhe PSG ishte luajtur në stadiumin ‘Etihad’, më 24 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat