Ziyech plani B i Barcelonës

Futboll

Ziyech plani B i Barcelonës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Hakim Ziyech

Barcelona ka gati alternativën për Ferran Torres.

Skuadra e Barcelonës dëshiron me çdo kusht që të përforcojë fazën ofensive të skuadrës, më specifikisht krahët.

Katalanët kanë në shënjestër Ferran Torres, i cili luan me Manchester City dhe ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet klubit.

E vetmja dilemë mbetet ajo nëse City do të pranojnë ofertën. Por, edhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, Barca ka gati alternativën.

Fabrizio Romano thotë se Barca po monitoron edhe Hakim Ziyech si një opsion B.

Marokeni nuk ka pasur hapësirat më të mëdha të mundshme te Chelsea dhe mund të jetë i hapur për lëvizje.

Të dy opsionet konsiderohen për merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat