Përcaktohen kampionët e dimrit

Futboll

Përcaktohen kampionët e dimrit

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:06
Përcaktohen kampionët e dimrit

Një tjetër javë e kampionatit të futbollit 9×9  “FSHF Sunday League” është përmbyllur, me ndeshje të veçanta dhe surpriza në kampionat. Kjo ishte edhe java e fundit e kampionatit për këtë vit, që ul siparin e fazës së parë, ndërsa pritet që faza e dytë të nisë në janar 2022.

Java prodhoi ndeshje shumë të forta, teksa në grupin A të këtij kampionati në Tiranë, spikati ndeshja mes Dussel që renditet i dyti në kampionat e që kishte përballë Novën e vendit të parë, që mori një fitore të vyer me shifrat 1-2, duke ruajtur pozicionin e kryesuesit. Sakaq, po në këtë grup, e veçantë ishte edhe sfida mes Al Ar, që regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur me shifrat 7-3 ekipin e Raiffeisen Bank.

Nga ana tjetër, në grupin B të kampionatit në kryeqytet spikati ndeshja Confucius – Prestige. Këta të fundit ndalën serinë e fitoreve, duke mos shkuar më tepër se barazimi 1-1.

Këto ishin ndeshjet e fundit për këtë vit, teksa priten të luhen edhe dy ndeshje të prapambetura të grupit A këtë të martë, ku Eco Empire pret ekipin e Dussel ndërsa Enco Al do të ketë përballë skuadrën e Digi Print.

Kjo javë përcaktoi edhe kampionët e dimrit, ku në grupin A kryeson ekipi i Novës, ndërsa në grupin B në vendin e parë renditet skuadra e Dajtit, të cilët në mënyrë simbolike janë shpallur edhe kampionë dimri pas përfundimit të kësaj faze të parë.

Sakaq, javën e kaluar u përcaktuan edhe dy çerekfinalistët e tjerë të FSHF Cup, teksa Primo dhe ATS kaluan në fazën tjetër. Primo mundi me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e Digi Print, teksa me poker kanë fituar djemtë e ATS në sfidën kundër Oktapus Security. Në çerekfinale, Primo do të luajë kundër Futura Dent ndërsa Oktapus Security do të ketë përballe Homeland Triumph. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në datat 25, 26, 27 dhe 28 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat