Shkëndija me përforcime

Futboll

Shkëndija me përforcime

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Shkëndija me përforcime

Shkëndija që tani ka shtruar planet për përforcimet e reja në merkaton e dimrit. Jo zyrtarisht mësohet se “kuqezinjtë” nga Tetova tashmë kanë bërë për vete dy futbollistë të huaj, që pritet të shtojnë konkurrencën në ekipin e parë.  Fjala është për mesfushorin ofenziv nga Brazili, Andre Mensalao dhe sulmuesin nga Gambia, Pa Omar Xhobe.

31-vjeçari Mensalao pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Brazil, nga ku shkurtin e këtij viti kishte vendosur që të transferohet në Armeni, te skuadra e Lori Vanadzor, nga e cila gjatë merkatos së  verës së kaluar i ishte bashkuar skuadrës së FC Sevan.

Pra gjithsej 17 ndeshje kishte zhvilluar në kampionatin armen, duke regjistruar edhe 8 gola, ndërsa 6 me FC Sevan.

Ndërkohë sulmuesi nga Gambia, Pa Omar Xhobe, mund të vij te Shkëndija nga skuadra e Sheikh Jamal nga Bangladeshi. Ai me këtë skuadër në 23 ndeshje kishte realizuar 19 gola, edhe pse është vetëm 22-vjeç.

Kujtojmë për momentin nga Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me Armend Alimi, ndërsa me ardhjen e kësaj dyshe, të paktën pritet të largohen edhe dy të tjerë, mesfushori Kamer Qaka dhe sulmuesi, Rubin Hebaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat