Real do të sfidojë Bilbaon

Futboll

Real do të sfidojë Bilbaon

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Ancelotti

Numri i lojtarëve të infektuar me “Covid-19” në radhët e Real Madridit po rritet çdo ditë.

Lideri në La Liga, sonte do të zhvillojë përballjen derbi kundër Atletik Bilbao dhe sipas informacioneve të fundit David Alaba dhe Isko, janë të sapo infektuar.

Dy lojtarët iu bashkuan Luka Modriçit, Marselos, Asensios, Rodrigos, Bejllit dhe Luna-s, të cilët gjithashtu kanë një problem me koronavirus.

Përveç tyre, trajneri i “klubit mbretëror” Karlo Ançelotti nuk do të mund të llogarisë për ndeshjen ndaj klubit bask te të lënduarit Karvahall dhe Dani Sebalios, ndërsa Kasemiro është i pezulluar. Përballja Atletik Bilbao – Real Madrid, nis në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat