Kaos në klubin e njohur

Futboll

Kaos në klubin e njohur

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 13:47
Kaos në klubin e njohur

Gjithsesi do të luhet ndeshja ndërmjet Bordeaux dhe Lille, e planifikuar për sonte në orën 21:00. Kjo sfidë, e vlefshme për javën e 19-të të Ligue 1, ishte në rrezik për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus në grupin e skuadrës së Bordeaux.

Janë gjithsej 14 persona me Covid-19 te girondinët.

Rregulloret e Ligës, megjithatë, parashikojnë që një ekip mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes vetëm nëse ka më pak se 20 lojtarë nga 30 të regjistruar në fillim të sezonit.

Pas rasteve të para të fundjavës, Petkoviq, ish-trajneri i Lazios, tani në stolin e Bordeaux, dje konfirmoi rritje të infeksioneve me nëntë lojtarë dhe tre anëtarë të stafit pozitivë.

Girondinët kryen teste të mëtejshme këtë mëngjes, por nuk u identifikuan të infektuar të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat