Ajax fiton bindshëm

Futboll

Ajax fiton bindshëm

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 01:00
Ajax fiton bindshëm

Kampionati holandez ka mbyllur ndeshjet për këtë vit teksa është luajtur java e 18. Kryesusit e Ajax kanë triumfuar pa shumë vështirësi në shtëpi me rezultatin 5:0 ndaj Sittard.

Vendasit ishin në udhëheqje të ndeshjes për të gjithë kohën teksa e mbyllin pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Blind në minutën e 14, ndërsa tetë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë me anë të Antony.

Me rezultatin 2-0 u mbyll fraksioni i parë, ndërsa në të dytën, miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe kështu pësuan edhe tre herë të tjera në harkun e dhjetë minutave nga minuta e 82 deri në të 92-tën me anë të Rensch dhe një dygolëshi të Haller. Sakaq, në ndeshjet e tjera, Feyenoord mposhti me rezultatin e pastër 0-3, Heerenveen.

Golat e Til dhe Senesi në pjesën e parë bënë që vendasit ta kishin të shtruar rrugën për te suksesi, ndërsa në të dytën erdhi edhe goli i tretë me anë të Linssen. Në ndeshjet e tjera, Utrecht barazoi 1-1 me Twenten, ndërsa Nijmegen fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Willem 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat