Rrahmani në top formë

Futboll

Rrahmani në top formë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:01
Rrahmani në top formë

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është në momentet e tij më të mira të karrierës me fanellën e klubit italian Napoli. Rrahmani tashmë është shndërruar në lider të mbrojtjes të skuadrës napolitane, shkruan Insporti.com.

Përkundër humbjes të Napolit në shtëpi nga skuadra e Spezias me rezultatin 0:1, Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë.

Reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar me notën 7.7, pra futbollisti më i vlerësuar nga radhët e Napolit për këtë ndeshje.

Rrahmani ishte futbollisti i ndeshjes edhe ndeshjen e kaluar kundër Milanit, duke mbajtur në “xhep” yjet si Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud.

Forma e tij e lartë ka bërë që të mos vërehet shumë mungesa Kalidou Koulibaly, i cili mungon që një kohë për shkak të lëndimit.

Në këtë ndeshje përveç Rrahmanit, ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili e nisi ndeshjen si titullar.

Manaj është vlerësuar me notën 6.0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat