Ramos: Gjithmonë përpara

Futboll

Ramos: Gjithmonë përpara

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Ramos: Gjithmonë përpara

Sergio Ramos dëshiron ta lërë pas vetes sa më shumë kartonin e kuq në vetëm paraqitjen e tretë për Paris Saint-Germain dhe është i etur të mësojë nga ky gabim.

Ramosi u përjashtua nga loja me karton të kuq në vetëm paraqitjen e tretë për Paris Saint-Germainin të mërkurën në barazimin 1:1 me Lorient në udhëtim.

Ish-ikona e Real Madridit është duke përjetuar kohë të vështira në kryeqytetin francez deri tani, për shkak se telashet fizike ia kanë kufizuar dukshëm mundësitë për të luajtur.

Ramos e mbylli vitin 2021 duke u përjashtuar nga fusha e lojës pas dy kartonëve të verdhë, pasi ishte futur në lojë si zëvendësues pas pjesës së parë.

Në një reagim në rrjetet sociale të enjten, një ditë pas ndeshjes, Ramos u zotua se do të mësojë nga gabimi.

“Sot është një ditë e re për të mësuar; nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë përpara!” shkroi Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat