Ronaldo po befason të gjithë

Futboll

Ronaldo po befason të gjithë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:17
Ronaldo po befason të gjithë

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Kristiano Ronaldo i është ofruar Barçës në këtë merkato dimërore, pasi e di që katalanasit janë në kërkim të një golashënuesi. Marrëdhënia e mirë e agjentit portugez.

Mendez me presidentin e Barçës dhe me Mateu Alemany mund të jetë çelësi për rezultatin e një nënshkrimi, që shumë në klub menduan se ishte shaka.

Ronaldo nuk është i lumtur në periudhën e tij të dytë në Manchester Utd, pasi që Junajted nuk po kalon një sezon të mirë dhe gjithashtu metodat e Ralf Ragnik, nuk e bindin portugezin. Prandaj, ai kontaktoi Piké-n, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes në Mançester, për të kërkuar kalimin në “Camp Nou”.

“Golat dhe eksperienca e tij mund të na japin shumë, është e padiskutueshme”, – komentoi Xavi, megjithëse i kërkoi Piken ta pyeste Kristianon nëse e ka të qartë lojën në pozicion. Portugezi është duke lexuar një libër të Laureano Ruiz dhe tashmë ka kontaktuar Joan Vilà, për të lehtësuar përshtatjen e tij me stilin e skuadrës së Barçës.

Pengesa e fundit për nënshkrimin e Kristiano është Havier Tebas, pasi presidenti i La Liga-s nuk e ka fshehur asnjëherë statusin e tij si “madridist”. Edhe pse donte numrin 10, Cristiano do të bëhej CR17, pasi do të trashëgonte numrin që la të lirë Luuk de Jong dhe që po këtë sezon ishte i Rey Manajt.

Hera e fundit që Kristiano luajti në “Camp Nou” ishte vitin e kaluar me Juventusin. Ai shënoi dy gola, të dy me penallti, dhe e rriti numrin e golave që ka shënuar ndaj katalanasve në 34 ndeshje: 20 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat