Chilwell humb sezonin

Futboll

Chilwell humb sezonin

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:58
Ben Chilwell

Chelsea gjatë ditës së sotme lëshoi një komunikatë zyrtare ku njoftoi se mbrojtësi i majtë, Ben Chilwell do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit. 

Pas një dëmtimi në gju në ndeshjen kundër Juventusit, departamenti mjekësor i Chelsea, në bashkëpunim me specialistin e gjurit, morën vendimin për të tentuar një qasje rehabilituese për anglezin.

Ben nuk ishte në gjendje të përparonte dhe kështu kolektivisht është marrë vendimi për të vazhduar këtë javë me një riparim kirurgjik, njoftoi klubi londinez.

Pas këtij lajmi, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se klubi londinez po shqyrton opsionet për të zëvendësuar anglezin.

Sipas Romanos, opsioni i parë është mbrojtësi i Evertonit, Lucas Digne i cili është gati të largohet nga klubi i Merseyside.

Ndërkohë që opsione janë edhe Sergio Dest i cili vlerësohet nga blutë por asgjë nuk është avancuar ende, teksa ka pasur diskutime edhe me Nicolas Tagliafico.

Një plan B mund të jetë edhe rikthimi i Emerson Palmierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat