Mauro Icardi lidhet me transferimin te Manchester United

Futboll

Mauro Icardi lidhet me transferimin te Manchester United

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Mauro Icardi

Manchester United është duke planifikuar transferimin e Mauro Icardit për ta zëvendësuar Edinson Cavanin.

Sulmuesi uruguajan pritet të largohet nga “Old Traffrod” dhe Barcelona mbetet destinacioni i tij i parë për shkak se aventura e tij në Angli nuk ka qenë edhe aq e suksesshme. Në të vërtetë, ai ka shënuar 19 gola në 48 ndeshje.

Agjenti i Cavanit gjithashtu zbuloi kohët e fundit se klienti i tij nuk ndihet shumë i lumtur me gjendjen e tij aktuale në United nën drejtimin e trajnerit Ralf Rangnick.

Sa për atë se kush mund ta zëvendësojë atë, “Calciomercato” tani raporton se “Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar argjentinasin Mauro Icardi.

28-vjeçari është në një situatë të ngjashme me Cavanin, duke pasur shumë pak minuta në fushë. Ai ka luajtur së fundi më shumë për shkak të lëndimit të Neymarit.

Icardi mund të përfundojë i lidhur me United vetëm nëse Cavani largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat