Reagon Martini

Futboll

Reagon Martini

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Reagon Martini

Mbrëmjen e djeshme u mbajt Ceremonia e zhvilluar nga FSHF për vitin 2021.

Në çmimet e ndara u dha dhe çmimi si “Trajneri i Vitit”, ku u përzgjodh tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Për këtë ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, trajneri aktual i Teutës, Edi Martini, i cili u shpall dhe Kampion i Shqipërisë me klubin durrsak sezonin e kaluar.

Martini ka postuar faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” me titullin “Treni i fundit”, me një veprim që i tregon të gjithëve atyre që nuk e votuan se ai është trajneri kampion i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat