Gallini: Problemi i madh do të jetë…

Futboll

Gallini: Problemi i madh do të jetë…

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:37
Galliani

“Me ekipin e kompletuar, Milan-i është shumë i fortë”.

Ky është mendimi i Adriano Galliani-t, ish-drejtues i kuqezinjve për mbi 30 vjet.

“Është bllokuar nga dëmtimet, një problem jo i vogël. Përforcime? E kam si rregull jete që të mos jap këshilla për drejtuesit e klubeve nga ku jam larguar, mendoj për Monza-n, por besoj se me gjithë lojtarët në dispozicion Pioli mund të luftojë me Inter-in”, ka thënë Galliani për Gazzetta dello Sport.

“Sigurisht, do të jetë pa Kessie dhe Bennacer, dy lojtarë shumë të rëndësishëm: Kupa e Afrikës është një problem i madh dhe e them si administrator i deleguar i klubit që do të humbasë të vetmin lojtar të Serisë B, Machin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat