Pritet të mungoj 2 muaj

Futboll

Pritet të mungoj 2 muaj

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:44
Pritet të mungoj 2 muaj

Chelsea ka marrë një lajm të mirë në mes krizës së një numri të lartë të lojtarëve lënduarve dhe të infektuarve me Covid.

Reece James nuk ka nevojë për një operacion në lëndimin e tij, por do të mungojë rreth dy muaj.

Mbrojtësi i krahut të djathtë çaloi gjatë barazimit të së mërkurës mbrëma kundër Brighton.

Reprezentuesi anglez iu nënshtrua skanimeve fillestare të enjten, të cilat zbuluan dëmtimin dhe ekzaminimet e mëtejshme të premten kanë konfirmuar shkallën e dëmtimit.

James pritet të humbasë rreth gjashtë deri në tetë javë të sezonit të Chelsea.

22-vjeçari nuk ka nevojë për një operacion për të rregulluar problemin, një lajm që do të vijë si një lehtësim i madh për klubin sepse do të thotë se ai mund të fillojë programin e tij të rehabilitimit shumë më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat